Ballina Lajme nacionale Zbulohet se kush ishin personat që gjuajtën me armë në Prishtinë

Zbulohet se kush ishin personat që gjuajtën me armë në Prishtinë

162
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjuajte me armë ka pasur sonte në Prishtinë.

Të martën në mbrëmje dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave të tjerë, në Prishtinë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Indeksonline mëson nga burimet se të dyshuarit janë Meriton Cakiqi dhe Valton Sadiku.

Indeksonline mëson po ashtu se viktimat kanë qenë vëllezërit Llalloshi.

Sipas burimeve, palët kanë pasur probleme më herët ndërmjet vete.

Daut Hoxha, zëdhënës në Polici, për Indeksonline ka treguar se nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje dhe se në rrugën “Nazmi Gafurri” janë gjetur disa gëzhoja.

“Sonte në ora 20:28 është raportuar se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç’rast të njejtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtê tani me të njohur edhe për Policinë”, ka thënë Daut Hoxha.

---- ----
----
-----
-----