
Dua Lipa ka shprehur mbështetjen e saj për kandidaturën e Bernie Sanders për president të SHBA. Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi hapur mbështetjen e saj me anë të postimeve në rrjetet sociale, duke u kërkuar ndjekësve të saj të votojnë për të.
Por themeluesi i gazetës Illyria në New York, biznesmeni e humanist i shquar, Harry Bajraktari kritikoi Duan për zgjedhjen e saj. Në një postim në Twitter, ai tha se është e trishtueshme që këngëtarja mbështet kandidaturën e Sanders, duke i kujtuar asaj periudhën kur Shqipëria dhe Kosova ishin në komunizëm.
“Është e trishtueshme kur Dua Lipa, e cila madje nuk jeton në SHBA, mbështet Bernie Sanders. Shqiptarët kanë parë se çfarë i bëri komunizmi Shqipërisë. Prindërit e saj gjithashtu përjetuan diskriminimin që mbizotëronte në Kosovë nën Jugosllavinë socialiste. Dua është artiste e shkëlqyer por kjo është fëminore”- shkroi Bajraktari.