Ballina Lajme nacionale Zbulohet pazari me numra i Nismës dhe AKR-së për zgjedhje

Zbulohet pazari me numra i Nismës dhe AKR-së për zgjedhje

45
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Hisja e vogël e Pacollit, ky është pazari me numra i Nismës dhe AKR-së për zgjedhje.

Pas bashkimit të forcave në mes të AAK-së e PSD-së, koalicioni i dytë që u nënshkrua ishte ai në mes të Nismës e AKR-së. Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli dhanë firmën për koalicionin të cilit po synojnë t’ia bashkojnë edhe disa parti të vogla. Deri tani iu është bashkuar vetëm Partia e Drejtësisë. Në krejt këtë marrëveshje parazgjedhore Pacolli po del të merr një hise mjaft të vogël. Gazeta Express ka konfirmuar se në marrëveshjen NISMA-AKR-PD, partisë Aleanca Kosova e Re e asaj të Drejtësisë i takojnë vetëm 25 emra në listën për deputetë

Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti ishin dy liderët që për të parën herë, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit, dhanë firmën për koalicion parazgjedhor.

Të paraprirë nga këta, pak ditë më vonë, një marrëveshje u nënshkrua edhe në mes të Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re, që u bashkuan në një listë të vetme zgjedhore. Mbrëmë këtyre iu është bashkuar edhe Partia e Drejtësisë.

Koalicionet AAK-PSD, e ai, NISMA-AKR-PD, po mbeten të vetmet që deri tani janë finalizuar edhe në nënshkrime. Zyrtarisht në KQZ, nuk është dërguar asnjë listë nga ndonjë parti, derisa ka afat edhe dy ditë për të bërë një gjë të tillë.

Koalicioni në krye me Fatmir Limajn, kandidat për kryeministër, po synon që të bashkojë edhe disa parti të vogla nën ombrellën e tij. Sidoqoftë, ky iu ka dhënë mjaft pak numra partnerit kryesor AKR-së, e PD-së.

Gazeta Express ka konfirmuar se të dy këto parti kanë vetëm 25 emra në listën për deputetë.

Hise të njëjtë të përkthyer në numra, ka marrë nga marrëveshja për koalicion me AAK-në edhe PSD-ja e udhëhequr nga Shpend Ahmeti.

PSD në këtë marrëveshje, mbetet me hiç më pak se 25 vende në listën për deputetë.

Deri më tani këto po mbesin koalicionet e vetme të konfirmuara, derisa, që nga dorëheqja e Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit, është parë një disponim për bashkëpunim mes LDK-së, e Vetëvendosjes, e të dy këto parti janë duke zhvilluar takime për këtë çështje.

Sidoqë të vendoset, nëse dalin bashkë apo të vetme në zgjedhje, partitë politike në Kosovë kanë kohë vetëm deri të premtën që të deklarojnë koalicionet. Nga KQZ kanë bërë të ditur se asnjë koalicion parazgjedhor nuk është deklaruar deri më tani.

Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator derisa zgjatë deri më 5 tetor. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë është caktuar të mbahen me datën 6 tetor.

---- ----
----
----- ----
-----