Ballina Lajme Bota/Rajoni Zbulohet një tjetër antitrup, i aftë të shkatërrojë koronavirusin

Zbulohet një tjetër antitrup, i aftë të shkatërrojë koronavirusin

55
SHPËRNDAJE

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Biologjike në Izrael (IIBR) njoftuan se kanë identifikuar një antitrup monoclonal, të aftë të shkatërrojë koronavirusin SARS-CoV-2. Ky është zbulimi i dytë I këtij lloji pas atij të shkencëtarëve të Universitetit të Utrecht. Për momentin, imunoglobulina gjysmë sintetike është testuar vetëm në epruvetë, por shkencëtarët janë optimistë për vazhdimin e studimit.

Zbulimi i kësaj imunoglobuline, në gjendje të shkatërrojë virusin konsiderohet një “pikë kthese domethënëse” në krizën që ka shkaktuar anembanë botës patogjeni i shfaqur në Kinë. “Jam krenar për stafin e institutit biologjik, që ka hedhur një hap të madh  përpara. Krijimtaria dhe zgjuarsia hebreje sollën këtë rezultat të jashtëzakonshëm “, tha ministri Ii mbrojtjes, Naftali Bennettt pas një vizite në objektin kërkimor të vendosur në Ness Ziona. Antitrupi monoklonal është një imunoglobulinë gjysmë sintetike e zhvilluar në laborator, siç e përshkruan dhe virologu Fabrizio Pregliasco, që sigurohet përmes inxhinierisë gjenetike (në rastin specifik është arritur me qelizat e miut).

Ai është në gjendje të kopjojë funksionin e antitrupave të vërtetë njerëzorë, dhe nuk ka nga ana tjetër asnjë proteinë tëdëmshme. Një nga kufizimet e terapisë së plazmës, bazuar në infuzionin e plazmës së shëruar të pasur me antitrupa tek pacientët e sëmurë rëndë, qëndron tek fakti që procesi i pastrimit, sado i efektshëm të jetë, nuk e përjashton dot plotësisht përcjelljen e një agjenti infektiv.

Me antitrupat monoklonalë ky rrezik anashkalohet, dhe shmanget gjithashtu edhe mungesa kronike e plazmës së përshtatshme për këtë lloj terapie. Antitrupat monoklonalë janë në gjendje të “gjurmojnë” patogjenët dhe t’i shkatërrojnë ata në trupin tonë, e për këtë arsye konsiderohen një metodë premtuese terapeutike për COVID-19, ndaj të cilit nuk ka ende një kurë.

-----