Ballina Lajme nacionale Zbulohet identiteti i personit që vdiq pas rrahjes në Prishtinë

Zbulohet identiteti i personit që vdiq pas rrahjes në Prishtinë

69
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mësohet identiteti i personit që vdiq sot pas perleshjes në Prishtinë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një komunikatë ka njoftuar se personi i cili ka vdekur sot si pasojë e rrahjes tek shkallët e nënkalimit në Prishtinë, ka inicialet G.R., e ai ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga përleshja.

Prokuroria ende nuk i di arsyet që dërguan deri tek konflikti, ndërsa sulmuesi është ende në arrati.

Sipas njoftimit, trupi po mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe pritet që të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi.

Sipas burimeve, personi që ndërroi jetë është 45 vjeçar nga Fushë Kosova, që jeton me familje në Gjermani, ku edhe familja e tij jeton aktualisht.

Gjatë sulmit ndaj tij nuk ishin përdorur armë apo mjete të forta.

---- ----
----
-----
-----