Ballina Showbiz Zbulohet biondja që ndau Jonida Maliqin nga Romeo Veshaj? (FOTO)

Zbulohet biondja që ndau Jonida Maliqin nga Romeo Veshaj? (FOTO)

56
SHPËRNDAJE

Një romancë e bukur showbizzi, që nisi me dashuri dhe u mbyll me urrejtje brenda vitit 2019. Historia e dashurisë mes këngëtares së njohur Jonida Maliqi dhe aktorit të humorit, Romeo Veshaj, nuk iu gëzua dot Vitit të Ri 2020.

Shpërndarja me shpejtësinë e erës e një videoje të para dy viteve e Jonidës me kolegun dhe mikun e saj prej shumë vitesh, Flori Mumajesi, i hodhi benzinë zjarrit dhe bëri shkrumb e hi edhe historinë e saj me Romeon.

Në emisionin “Rreze dielli”, Jonida sqaroi situatën e saj pas publikimit të videos: “Dua të jem e drejtpërdrejtë, ashtu siç kam qenë gjithmonë. Çdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Megjithatë, ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media”.

Në fakt, kjo video nuk ishte arsyeja e ndarjes së Jonidës me Romeon, pasi historia e tyre kishte disa javë që ishte mbyllur. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por burime pranë tyre flasin për faktin se Romeo kishte filluar të shoqërohej me Sara Kolamin, ndërkohë që kishte dalë hapur me Jonidën e madje, kishte postuar edhe një foto çift në “Instagram”-in e tij. / Panorama Plus