Ballina LifeBizare Zbulohet anija më e madhe romake e fundosur ne Detin Mesdhe!

Zbulohet anija më e madhe romake e fundosur ne Detin Mesdhe!

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dy mijë vjet më parë, kjo anije po kalonte Detin Mesdhe e mbushur plot me amfora, nga ato që përdornin në perandorinë romake për transportin e verës dhe vajit të ullirit. Për arsye të pazbardhura akoma edhe sot, ajo nuk arriti kurrë në destinacion.

Por pasi u preh për dy mijëvjeçarë në fund të detit, qetësia iu trazua. Së bashku me ngarkesën e vet të vyer u zbulua nga arkeologët, të cilët dolën në përfundimin se bëhet fjalë për anijen më të madhe të fundosur që është gjetur ndonjëherë ne Mesdhe. Anija 35 metra e gjatë dhe 6 mijë amforat në bord, u diktuan në brigjet e Qefalonisë gjatë kontrolleve me pajisje sonore.

Kërkimi u krye nga rrjeti Oceanus i Universitetit të Patras, i cili përdori teknika të inteligjencës artificiale për të përpunuar imazhet. Hulumtimi u financua nga programi i Bashkimit Europian, Interreg.

Ishte anija e katërt e madhe e asaj periudhe që zbulohej në zonë, një event ky i një “rëndësie të jashtëzakonshme arkeologjike”.

“Ngarkesa e amforave, që janë mëse të dallueshme në fundin e detit, është ruajtur në gjendje tejet të mirë. Edhe vetë ajo që ka mbetur nga anija ka potencialin të na japë informacione të vyera lidhur me rrugët e transportit, tregtinë si dhe ndërtimin e anijeve në atë kohë”, shkruajnë për Revistën e Shkencave Arkeologjike, George Ferentinos nga Universiteti i Patras dhe nëntë akademikët e tij të tjerë të përfshirë në zbulim.

Anija konsiderohet “një gjigand” i asaj epoke me 35 metrat e saj, në të kohë kur anijet e tjera ishin mesatarisht 15 metra të gjata.

---- ----
----
-----
-----