Ballina Lajme nacionale Zbulohen prapaskenat/ Si refuzoi Albin Kurti t’i përgjigjej telefonatës nga Shtëpia e...

Zbulohen prapaskenat/ Si refuzoi Albin Kurti t’i përgjigjej telefonatës nga Shtëpia e Bardhë

235
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë rreth mesnatës në celularin e Albin Kurtit është regjistruar një thirrje nga amerikanët, por që shefi i Qeverisë s’është përgjigjur. Gazeta Express ka publikuar lajmin se ai që ka thirrur mbrëmë kryeministrin është këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’Brien. Kryeministria bën me dije se Kurti ka folur tek sot me O’Brienin dhe me të dërguarin e posaçëm të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Gazeta Express sot pasdite ka publikuar lajmin se Kurti nuk u është përgjigjur në telefon zyrtarëve të lartë në Uashington. Thirrja është bërë nga këshilltari i Trumpit, Robert O’Brien, të cilit Kurti nuk ia ka hapur  mbrëmë telefonin, sikurse që nuk u është përgjigjur edhe disa thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë. Kjo ka nervozuar zyrtarët e lartë amerikanë.

“O’Brien e ka telefonuar Kurtin për të diskutuar, por ai nuk është përgjigjur. Nuk u është përgjigjur as disa thirrjeve të tjera nga Shtëpia e Bardhë. Ai po e shkatërron raportin”, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Por, sot Kryeministria,  ka konfirmuar raportimin e Gazetës duke e dhënë versionin e vet rreth ngjarjes.

Ata kanë thënë se Kurti ka folur sot rreth orës 17:00 me zyrtarët amerikanë. Gazeta Express i ka shkruar kryeministrisë rreth kësaj çështjeje, rreth orës 14:00, por nuk ka marrë përgjigje.

“Mbrëmë kur e kanë kontaktuar rreth mesnatës nga ambasada amerikane nuk ka mundur të përgjigjet, por atë bisedë e ka zhvilluar para një ore e gjysmë. Pra, me ambasadorët O’Brien dhe Grenell”, kanë thënë për kallxo.com nga Zyra e kryeministrit Kurti.

Dje gjatë ditës, amerikanët kanë mbajtur një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në përpjekje për ta rinisur dialogun Kosovë-Serbi. Amerikanët janë të pakënaqur me vendimin për tarifën që mori Kurti. Ata kërkojnë heqjen e plotë të tarifës, pa ndonjë masë tjetër, siç është reciprociteti.

---- ----
----
----- ----
-----