Ballina Arti Zbulohen pranë Detit të Vdekur fragmente të Biblës

Zbulohen pranë Detit të Vdekur fragmente të Biblës

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Fragmente të një dokumenti të lashtë biblik u zbuluan në një shpellë afër Detit të Vdekur në Izrael, zbulimi i parë i tillë në dekada, njoftoi Autoriteti Izraelit i Antikiteteve.

Zbulimi vjen 60 vjet pasi dorëshkrimi ”Qumran” u gjetën në shpellat në skajin verior të Detit të Vdekur.

Ato konsiderohen të jenë fragmentet më të vjetra biblike të njohura deri më sot.

”Gërmimet e mëtejshme në shpella filluan në vitin 2017, për t’i mbrojtur ato nga plaçkitjet që mund të ndodhin në shkretëtirën e Judesë”, theksoi autoriteti i antikiteteve.

”Zbulimi i ri përfshin dhjetëra fragmente të dorëshkrimit biblik; një skelet i mumifikuar i një fëmije 6 000 vjeçar; monedha; maja shigjetash; rroba; sandale; krehër si dhe një shportë 10 500 vjet e vjetër, ndoshta më e vjetra e gjetur ndonjëherë”, sipas autoriteteve.

“Këto objekte nuk janë të rëndësishme vetëm për trashëgiminë tonë kulturore, por për të gjithë botën”, tha Avi Cohen, kreu i Ministrisë së Trashëgimisë dhe Jeruzalemit.

---- ----
-----