Ballina Lajme Bota/Rajoni Zbulohen detaje të reja nga incidenti mes Ramush Haradinajt dhe gruas së...

Zbulohen detaje të reja nga incidenti mes Ramush Haradinajt dhe gruas së tij, Anitës

78
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gazeta “Bota Sot” dje ka raportuar për një sulm në familjen e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Burime nga urgjenca e qytetit thanë se kanë marrë një rast të dhunës familjare.

E dëmtuara në këtë sulm ka qenë bashkëshortja e tij Anita.

Të njëjtat burime thonë se fillimisht Haradinaj nuk i ka pranuar në shtëpinë e tij gjithë stafin e mjekëve, ndërsa në fund ka lejuar vetëm dy prej tyre, për të mjekuar Anitën.

Mjekët, ndonëse e kanë pranuar rastin të ketë ndodhur, nuk janë në gjendje për të dalë publikisht, pasi thonë se ndihen të rrezikuar.

Pas këtij raportimi, Anita ka reaguar për ta mohuar rastin.

Raste të ngjashme të dhunës në këtë familje janë përmendur disa herë.

Ndërkaq, ditët e fundit është përmendur edhe një rast tjetër i dhunës nga familja Haradinaj.

Në këtë rast të publikuar nga mediat, thuhet se Ramush e Daut Haradinaj, para rreth tre muajve janë denoncuar në polici për “rrahjen e një punëtori të tyre”.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Por pas dy javësh ankuesi ka shkuar në stacion policor dhe ka kërkuar që rasti të mbyllet.

---- ----
----
----- ----
-----