Ballina Lajme nacionale Zbulohen 10 emrat që do të jenë kandidatë për deputet nga PSD-ja

Zbulohen 10 emrat që do të jenë kandidatë për deputet nga PSD-ja

62
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këta janë 10 emrat që do të jenë kandidatë për deputet nga PSD-ja.

Shpend Ahmeti, ka përmendur emrat e 10 deputetëve aktual të PSD-së që do të jenë kandidatë edhe për legjislaturën e ardhshme: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Faton Topalli, Sali Salihu, Besa Baftiu, Aida Dërguti.

Nuk ka përmendur emrat e Fisnik Ismailit dhe Frashër Krasniqit si kandidatë të mundshëm për deputetë edhe pse ka thënë se u ka propozuar të gjithëve të garojnë në zgjedhje.

“S’ka kuptim që të futemi në koalicion parazgjedhor me synimin që menjëherë pas zgjedhjeve t’i ndajmë rrugët. Jam i bindur se mund ta kemi një grup parlamentar për shkak të listës cilësore që do ta ofrojmë”, tha ai.

Kryetari i PSD-së ka thënë se brenda javës së ardhshme PSD do të prezantojë edhe aderime të reja të disa kandidatëve që kanë qenë në politikë e disa tjerëve që nuk kanë qenë të përfshirë në politikë.

Ai ka thënë se me përjashtim të një apo dy deputetëve aktual, tjerët do të jenë në listën e PSD-AAK, ku PSD do të ketë 25 vende.

---- ----
----
----- ----
-----