Ballina Lajme Bota/Rajoni Zbulimi/ Simptomat e çuditshme tek italianët e shëruar nga COVID-19

Zbulimi/ Simptomat e çuditshme tek italianët e shëruar nga COVID-19

34
SHPËRNDAJE

Një numër i madh i të shëruarve nga COVID-19 në Itali tani po vuajnë nga shëndeti i dobët, edhe pse ata e fituan betejën me virusin disa javë më parë.

Personat e shëruar vuajnë nga lodhja e tepërt si edhe vështirësi në frymëmarrje.

Italia ishte shteti i parë në Evropë që mori një goditje të fortë nga koronavirusi, duke krijuar probleme në sistemin shëndetësor, që e pati të vështirë të mund ti bënte ballë fluksit të pacientëve, sidomos atyre të moshës së tretë, raporton NY Times.

Italianët e shëruar ankohen se edhe pse ata rezultojnë negativë e kanë të vështirë që të bëjnë xhiro, madje edhe në distancë të shkurtër, si edhe të punojnë.

Në Itali, deri më tani kanë vdekur 30739 persona, ndërsa vendi ka nisur gradualisht hapjen.

-----