Ballina Lajme Bota/Rajoni Zbulimi shokues: Koronavirusi qëndron për disa orë në ajër!

Zbulimi shokues: Koronavirusi qëndron për disa orë në ajër!

59
SHPËRNDAJE

Koronavirusi, shkaktari i pandemisë që po frikëson botën, është një patogjen tejet ngjitës e kjo ishte mësuar që në fillim. Por shkencëtarët e Institutin e Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive, pjesë e sistemit të Instituteve Amerikane të Shëndetit, kanë bërë së fundi një zbulim tronditës.

Edhe pse mendohej se ai nuk mund të përhapet nga ajri, por vetëm me kontakt dhe nga spërklat, ata thonë se virusi mund të ruajë aftësitë ngjitëse në pikëza sekrecionesh që pluskojnë në ajër për orë të tëra. Ai po kështu mbetet aktiv në sipërfaqe të ngurta për ditë me radhë. Shkencëtarët përdorën një mjet që spërkat pikëza të lëngshme të cilat e përmbajnë virusin, të ngjashme me sekrecionet që lëshon një person në ajër kur kollitet apo teshtin.

Provat treguan se virusi që ndodhet në këto pikëza të përcjella përmes kollës apo teshtimës, mbetet aktiv dhe i aftë të infektojë individë të tjerë për të paktën tre orë në ajrin e infektuar. Në sipërfaqe plastike dhe çeliku, virusi diktohet deri në tri ditë pas infektimit të sipërfaqes. Në sipërfaqe kartoni nuk mbijeton pas 24 orësh.

Shkencëtarët thonë se duhen 66 minuta për virusin që të humbasë funksionimin e gjysmës së përbërësve të tij nëse ndodhet në gjendje pluskuese në ajër. Kjo nënkupton se pas një ore e gjashtë minutash, fillon çaktivizimi i pjesësave përbërëse të virusit, megjithatë 25% e tij mbetet aktive për më shumë kohë. Tre orë pas përhapjes së virusit përmes sekrecioneve në ajër, nga sa thonë ekspertët, 12.5% e tij vazhdon të jetë aktive.

-----