Ballina Sport Zbulimi i Laportas: Si refuzova blerjen e Cristiano Ronaldos prej Ronaldinhos

Zbulimi i Laportas: Si refuzova blerjen e Cristiano Ronaldos prej Ronaldinhos

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Joan Laporta është kthyer protagonist me mediet spanjolle javët e fundit për shkak të kandidimit të tij për postin e presidentit të Barcelonës.

Në një prononcim të fundi tai ka zbuluar se kishte pasur në dorë blerjen e Cristiano Ronaldos, por në atë kohë vendosi të afronte Ronaldonhon, veprim për të cilin nuk është penduar kurrsesi.

----

“Ne ishim gati për të nënshkruar me Ronaldinhon dhe Rafa Márquezin. Menaxheri i meksikanit sugjeroi që të investonim te një djalë i ri me emrin Cristiano Ronaldo, i cili ishte te Sportingu i Lisbonës në atë kohë.

Një nga përfaqësuesit e tij m’u afrua dhe më tha: Është një lojtar, që tashmë e kam shitur te Manchester United për 19 milionë, e sjell te ty për 17 milionë… Sidoqoftë, ne tashmë kishim investuar te Ronaldinho.

Në atë kohë, Cristiano luante më shumë në krah sesa në qendër, ndaj menduam se me investimin e bërë (Ronaldinho), ky rol ishte i mbuluar. Ne e refuzuam atë dhe nuk pendohem për këtë”.

----- ----