Ballina Lajme nacionale Zbardhet vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, identifikohen 4 autorët, dyshohet se...

Zbardhet vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, identifikohen 4 autorët, dyshohet se janë larguar nga Shqipëria

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Zbardhet vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, identifikohen 4 autorët, dyshohet se janë larguar nga Shqipëria

Fier

Zbardhet dhe dokumentohet me prova vrasja e shtetasit Shkelzen Kastratit, ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 autorët e dyshuar të ngjarjes kriminale.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier, në koordinimin nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.

Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

• A. Z., 37 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë;

• E. Xh., 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;

• S. alias R. C., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.

Zbardhet vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, identifikohen 4 autorët, dyshohet se janë larguar nga Shqipëria
Klodian Bereti

---- ---- ----
-----