Ballina Lajme nacionale Zbardhet dëshmia shokuese e nënës së hodhi foshnjen në mbeturina

Zbardhet dëshmia shokuese e nënës së hodhi foshnjen në mbeturina

508
SHPËRNDAJE

Policia e Kantonit të Bernës ka identifikuar nënën e dyshuar të foshnjës, e cila është gjetur të shtunën në një depo grumbullimi mbeturinash në Därstetten të Bernës.

Gruaja në fjalë ka treguar se e ka mbështjellë vajzën në një batanije dhe e ka vendosur në një kuti kartoni, duke e lënë në vendin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Ajo po ashtu ka deklaruar se kishte zgjedhur qëllimisht një vend më të frekuentuar, në mënyrë që fëmija të mund të gjendej më shpejt.

Gruaja, e cila banon në regjion, e ka lindur fëmijën pranë vendit ku ajo është zbuluar. Lindja është realizuar pa ndihmë të jashtme. Foshnja është akoma në spital dhe po merr kujdesin mjekësor, përcjell albinfo.ch. Tek ajo janë konstatuar përgjakje në hundë dhe në buzë.

Prokurori publik përgjegjës ka hapur një procedurë dhe është duke shqyrtuar se në çfarë mase mund të bëhet fjalë për vepër penale në këtë rast.