Ballina Lajme Bota/Rajoni Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Kosovë, çifti Zuka në...

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse në Kosovë, çifti Zuka në konflikt prej vitesh

4834
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Detaje të reja kanë dalë në sipërfaqe për ngjarjen e tragjike e cila ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Pozhoran të Kosovës, rreth orës 18:00 ku kryefamiljari i familjes Zuka me një armë zjarri i ka marrë jetën brutalisht 2 djemve dhe gruas së tij.

Mësohet se çifti Zuka, ka pasur prej kohësh konflikte martesore dhe me se mes tyre diskutohej mundësia e divorcit.

Fetah Zuka mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre fillimisht i ka drejtuar armën gruas së tij Makfire Zuka, duke i marre jetën të parës e më pas ai ka vrarë edhe dy djemtë e tij Arbër dhe Hamdi Zuka. Pasi i ka marrë jetën 3 pjesëtarëve të familjes së tij ai është larguar nga shtëpia dhe në dhe në një distancë prej 15 metrash ka qëlluar më të njëjtën armë edhe veten.

Familja jetonte prej kohësh në emigrim, në Zvicër dhe ishte kthyer në Kosovë vetëm për fesat e fundvitit.

---- ----
-----