Ballina Sport Z. Duka! Një kryeministër nuk mund të përdorë praktika të kohës së...

Z. Duka! Një kryeministër nuk mund të përdorë praktika të kohës së sulltanëve

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Arsen Hoxha

Perballe faktit se pjesa derrmuese e filmave qe jepen ne ekranet tona televizive jane prodhim turk, duam apo nuk duam jemi te detyruar te ndjekim disa prej tyre, veçanerisht ata me karakter historik.

Une personalisht ndjek Sulltanin e Madherishem dhe do t’ua rekomandoja kete te gjithe miqve te mij. Nepermjet ngjarjeve qe zhvillohen ne kete film, lehte kuptohet se ligesia njerzore nuk ka kufij as brenda pjestareve te familjes e jo me jashte saj.

Kemi pare sulltan qe te urdherojne edhe prerjen e kokes se tjetrit, pa pasur me perpara nje vendim gjyqesor. Por, nderkohe ne mjaft raste kemi pare qe vendimet e rendesishme te meren nga  keshilli i sulltanit, ku jo ne pak raste perball ketij realiteti Sulltani te terhiqet nga deshira e tij.

Thenia juaj e perseritur mjaft here se kerkesat tuaja zgjidhen vetem per 5 minuta nese kryeministri e deshiron nje gje te tille, nese nuk eshte e frymezuar nga keta filma, eshte pasoj e botekuptimit te kahershem mbi menyren e perdorimit te forces se pushtetit nepermjet autoritarizmit dhe injorimit te institucioneve te specializuara.

Nese ne plotesim te kerkesave tuaja, kenaqeni vetem me nje OK te Kryeministrit, qe ju mendoni se ai zotron forcen e sulltanit, jeni ne rregull te kerkoni takim vetem me te, por kurre nuk keni per te zgjdhur gje, sepse plotesimi i kerkesave tuaja nuk eshte kopetence e kryeministrit, por vetem e Keshillit te Ministrave dhe institucioneve te saj.

Ministri perkates i finances zonja Denaj, zv. Kryeministri Braçe e disa ministra te tjere kane paraqitur argumenta bindes se ne kushtet aktuale me perjashtim te ligjit te sponsorizimit e ndonje tjeter me pak i rendesishem, te cilat edhe ne parim jane te drejta, dy te tjerat nuk jane te tille e per pasoj nuk do te gjejne mbeshtetjen e tyre.

Çfare do te beje kryeministri ne kete situate do te perdore veton?

Nese ju brenda Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se veproni me te njejtat parime qe kerkoni te aplikohen edhe ne kryeministri, eshte e lehte per t’u kuptuar se ato jane te gabuara.

Nese ndodh qe te ju vendimet te merren ne menyre apriori, thjesht nga nje urdher i juaj i detyrushem per te gjithe antaret e saj, ne kryeministri nuk ndodh keshtu sepse ne shtetet demokratike gjerat funksionojne ndryshe.

Disi te çuditeshme jane edhe deklaratat tuaja  publike se votat e botes se futbollit do te shkojne ne favor te Partise Socialiste nese ne kembim Ju do te merrni ate qe kerkoni.

Ne statutin tuaj ndalohen kategorikisht sloganet e jo me angazhimet direkte ne politike.

Nese per nje moment mendojme se ju do t’a injoroni ate nen, perseri ngel shume e pa qarte se si do detyroni pjestaret e botes se madhe te sportit te votojne nje parti te caktuar, kur ata jane simpatizant ose dhe pjestar direkt te nje partie tjeter jashte interesave te futbollit!

Per mua shume e pa qarte do te jete dhenia e votes tuaj personale, jo per PPA qe eshte partia qe drejton vellai juaj, por per Partine Socialiste?!

Nese ju vini nje gure ne zemer dhe e beni ate qe thoni, a do ta beje kete z. Kokedhima qe ka partine e tij?

A do te veproje ne te njejten menyre z. Kapllanaj e mjaft president te tjere?

I permenda te gjitha keto me deshiren e vetme qe bota e futbollit te ringjallet, te fillojne menjehere ndeshjet duke ju rikthyer keshtu sportedashesve kenaqesine e tyre.

Vendimi i bojkotimit te kampionatit i hartuar nga disa mini sulltane dhe i perkrahur nga presidentet e tjere, me mendimin te fitojme çfare te fitojme, eshte i gabuar ne kohe dhe permbajtje dhe nuk ka asgje te perbashket me praktikat e futbollit boterore.

Kampionati duhet te rinis dhe nepermjet dialogut dhe respektimit te institucioneve, jane te gjitha mundesite qe brenda dy muajve ligji i sponsorizimeve te jete plotesisht funksional.

Mendoj se vetem ne kete forme nga ky konflikt nuk do ta konsideroj askush veten humbes apo fitues.

Vetem ne kete menyre do ti hapet rruga ne muajt e ardheshem hartimit te nje ligji te plote dhe te perparuar per sportet ne tersi i cili eshte nje domosdoshmeri objektive.

Duka! Bisedo me z. Kokedhima dhe zotrinjte e tjere per t’u rikthyer sportedashesve gezimin e tyre.

TemA

---- ----
----
----- ----
-----