Ballina Lajme nacionale Ymeri zbulom arsyjen e mosarritjes së marrëveshjes mes VV-LDK-së

Ymeri zbulom arsyjen e mosarritjes së marrëveshjes mes VV-LDK-së

82
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Visar Ymeri, tregon se pse ka dështuar të arrihet një marrëveshje koalicioni mes VV dhe LDK-së.

Anëtari i PSD’së, Visar Ymeri, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ymeri ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për dështimin e një bashkëpunimi opozitar pas shpërbërjes së Kuvendit dhe dështimit të lidhjes së një koalicioni mes LDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Tash po shihet se ku ka qenë problemi i bashkëpunimit me dy subjektet opozitare. Tash po shpërfaqen tërë ato probleme që kemi pasur në bashkërendimin e veprimeve opozitare në Kuvend”, ak thënë Ymeri.

“Po shihet që nuk ka qenë PSD ajo që ka prishë bashkëpunimin por kokëfortësia e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe dështimi i LDK’së që nuk ka bërë shumë për bashkëpunim. Koalicioni nuk mund të lidhet në kazuën e një individi. Pyetja kryesore për lidhjen e një koalicioni ka qenë se a po bëhet Albini kryeministër apo jo?”

Ymeri ka shtuar se një koalicion i PSD’së me AAK’në ka qenë më i arritshëm marrë parasysh dështimin e bashkëpunimit opozitar me dy partitë e mëdha të opozitës gjatës legjislacionit të kaluar.

---- ----
----
----- ----
-----