Ballina Sport Ylli i NBA tregon dramën e tij me koronavirusin: Kam humbur 7...

Ylli i NBA tregon dramën e tij me koronavirusin: Kam humbur 7 familjarë

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lojtari i Minnesota Timberwolves në NBA, Karl-Anthony Towns, ka zbuluar se ka humbur nënën e tij dhe 6 familjarë të tjerë nga koronavirusi.

“Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë, me humbjen e nënës fillimisht. Mbrëmë, më njoftuan se më kishte vdekur edhe xhaxhai. Kam parë shumë arkivolë në 7 muajt e fundit”, tha basketbollisti 25-vjeçar.

Edhe i ati i Karl Anthony-Towns u infektua me koronavirus, por u shërua.

Basketbollisti tha se do ta ketë të vështirë që të luajë basketboll sërish pa nënën e tij, e cila i ndiqte të gjitha ndeshjet në radhën e parë:

“Do jetë shumë e vështirë për mua që të mos e shoh më të ulur aty, por do të kem mundësinë që me rinisjen e NBA të përjetoj kujtimet e bukura që kam pasur me të”.

Kampionati amerikan i basketbollit rinis në 12 dhjetor.

---- ----
----
-----
-----