Ballina Lajme nacionale Yjet e futbollit në një ndeshje për të prekurit e tërmetit, ja...

Yjet e futbollit në një ndeshje për të prekurit e tërmetit, ja formacionet e 4 kombëtareve (LISTA)

13
SHPËRNDAJE

Të premten në “Air Albania Stadium” do të luhen dy ndeshje miqësore. Në fushën e lojës do të zbresin katër kombëtare, Shqipëria, Italia, Turqia dhe Greqia, ku në fakt ata që do të luajnë janë ish-yjet e këtyre kombëtareve ndër vite. Për kombëtaren shqiptare në fushë do të zbresin disa nga lojtarët në të mirë të 30 viteve të fundit të Shqipërisë, duke nisur me Canën, Muratin, Strakoshën, Bogdanin, Raklin, Hasin, Beqaj, Tare, Lala etj.

Gjithashtu, nuk do të mungojnë as ish-yjet e kombëtares së Italisë, Turqisë apo Greqisë. Zambrota apo Di Baxhio janë dy nga lojtarët e kombëtares italiane që do të luajnë të premten.

Ndërsa nga Greqia vijnë Geka, Panajotis, Karagkounis etj. Ndërkohë, nga lojtarët e ish-kombëtares turke do të jenë emra të njohur si Altintop, Ersoj, Karan, Shanli, Rushtu etj.

Të katër skuadrat do të përballen mes tyre, ndërsa ndeshjet janë organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Profesionsitë të Shqipërisë në bashkëpunim me sindikatat homologe në këto vende. Andi Lila, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, që kryeson këtë sindikatë, është shprehur se lekët e grumbulluara nga biletat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

-----