Ballina Lajme nacionale Xhevat Latifi zgjedhet kryetar i KPM-së

Xhevat Latifi zgjedhet kryetar i KPM-së

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot ka mbajtur mbledhjen e parë në përbërje të re, pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të këtij organi vendimmarrës nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje kryetar i Komisionit të KPM-së u zgjodh Xhevat Latifti, ndërsa nënkryetar u zgjodh Granit Musliu. Mandatet e tyre sipas Ligjit për KPM-së janë dyvjeçare,

Në njoftimin për media KPM-ja ka bërë të ditur edhe biografinë e kryetarit Latfiti.

“Xhavit Latfiti ka lindur në Gjilan më 1968. Është  Magjistër i sociologjisë. Për shumë vite ka punuar në media të Kosovës, në projekte të  shoqërisë civile dhe aktivitete të ndryshme të diplomacisë publike si bashkepuntor me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Është anëtar i Albanian PEN Center. Ka botuar dy libra me poezi dhe ka fituar disa çmime të ndryshme letrare.   Është i martuar me Lumnije Latifin dhe kanë tre fëmijë: Lemba, Valma dhe Bliri”, njofton KPM-ja./21Media 

The post Xhevat Latifi zgjedhet kryetar i KPM-së appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----