Ballina Showbiz “Xhenku” merr vendim për jetën private

“Xhenku” merr vendim për jetën private

22
SHPËRNDAJE

Ky është vendimi i fundit i “Xhenkut” në jetën private.

Alp Navruz, është njëri prej aktorëve më të pëlqyer brenda dhe jashtë kufijve të Turiqsë. Tek ne ai së pari u bë i njohur me rolin e “Sinan Egemenit” tek seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat”, ndërsa aktualisht ai po rrëmben vëmendje me rolin etij të “Xhenkut” në serialin “Mos ma lësho dorën”, i cili është duke u transmetuar në televizionin RTV21.

29-vjeçari pas përfundimit të sezonit të parë të serilait ka vendosur të bëhet pjesë e shërbimit ushtarak.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa fotografi të Alpit ku shfaqet i veshur me uniformën e ushtrisë, në të cilat ai duket shumë ndryshe.

Përveç, Alpit shërbimit ushtark iu ka bashkuar edhe aktori i njohur, Tolga Saritas i cili u bë i njohur me rolin e “Aliut” tek seriali “Vajzat e diellit”, serial ky i cili është transmetuar në ekranin e RTV21.