Ballina Lajme nacionale Xhelal Mziu do “luftë”, s’i bindet Bashës: Do flijohemi për 30 qershorin!

Xhelal Mziu do “luftë”, s’i bindet Bashës: Do flijohemi për 30 qershorin!

13
SHPËRNDAJE

Një situatë e paprecedentë po krijohet në Partinë Demokratike, ku duket në pamje të parë se Lulzim Bashës po i del situata duarsh, pasi ai vetë është tërhequr nga dhuna në 30 qershor, ndërsa kryebashkikaët e djathtë dhe krerët e degëve të PD-së në rrethe vijojnë të bëjnë thirrje për përplasje.

Pas Aurel Bylykbashit, Agron Kapllanaj, Fran Frrokajt dhe Voltana Ademit, edhe Xhelal Mziu i është bashkuar “grupit të rebelëve” në parti që janë gati për “luftë” me pushtetin ditën e diel.

Sot, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka mbledhur strukturat e PD në qytet, lidhur me votimet e 30 qershorit dhe u ka thënë se ai është i vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë.

“Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë ‘Shqipërinë si gjithë Evropa”, mësohet t’u ketë thënë Mziu strukturave.

Ndërkohë në një postim në Facebook, kryebashkiaku demokrat thotë se nuk ka proces zgjedhor më 30 qershor në territorin e Bashkisë Kamëz.

POSTIMI:

Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Dega Kamëz dhe Paskuqan janë mbedhur në një takim në praninë e kryetarit të PD-së dega Kamëz, z.Xhelal Mziu duke shpalosur vendosmërinë e tyre për ta kthyer procesin zgjedhor” Nul”, që më shumë gjasa nuk do të ketë një proces të tillë, por edhe nëse Maduro i Shqipërisë mendon për një çmenduri të tillë, në Kamëz dhe kudo në Shqipëri shumica absolute nuk mund të pranojë paligjshmërinë në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe zbatimit të Dekretit nr.11199 të Presidentit të Republikës.

Strukturat dhe mbarë banorët e Bashkisë Kamëz kanë shprehur mbështetjen e jashtëzakonshme për të mos lejuar një proces “Farsë” në kurriz të instalimit të një Neodiktature territorial.

Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Kamza e vendosur deri në fund për zgjedhje të lira dhe të ndershme!

-----