Ballina Showbiz Xhaxhai i tij u infektua me Covid-19, grimieri i famshëm shqiptar bën...

Xhaxhai i tij u infektua me Covid-19, grimieri i famshëm shqiptar bën gjestin e veçantë për mjekët (FOTO)

21
SHPËRNDAJE

Përmes një postimi të gjatë në “Instagram”, grimieri i njohur shqiptar, Mario Dedivanoviç, ka zbuluar se po jep kontributin e tij për mjekët në Nju Jork, të cilët ndodhen në vijën e parë të fronit në betejën ndaj koronavirusit.

Në postimin e tij, Mario shprehu mirënjohjen për stafin mjekësor, duke i quajtur heronj, për punën e tyre të palodhur për trajtimin e pacientëve me virus.

Grimieri zbuloi se vendosi të japë edhe ai kontributin e ti duke dhuruar qindra maska për spitalet.

“Asgjë nuk mund të shprehë mirënjohjen time për heronjtë në vijën e parë, dhe të gjitha mënyrat me të cilat ata po punojnë pa u lodhur për të trajtuar pacientët dhe për të mbajtur të sigurtë Nju Jorkun. Doja të kontribuoja në një farë mënyre dhe bisedova me miqt e mi. Sot ne dhuruam qindra maska për një spital në Bronx që është duke u kujdesur shumë për xhaxhain tim pasi u diagnostikua me COVID-19. Ne gjithashtu dhuruam maska për fytyrën në dy spitale të tjera,”- shkroi ai.

Ndërsa më pas bëri thirrje që të mos harrohet kurrë fakti që mjekët po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar njerëzit.

“Mos të harrojmë kurrë se si profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor kanë vendosur jetën e tyre në rrezik për ne gjatë kësaj kohe. Ne ju duam ju”, përfundoi Mario.

-----