Ballina Sport Xhani De Biazi tregon arsye e largimit nga Shqipëria

Xhani De Biazi tregon arsye e largimit nga Shqipëria

16
SHPËRNDAJE

Ish trajneri Xhani De Biazi ka treguar arsyen e largimit të tij nga stoli kuqezi pa përfunduar faza e eliminatoreve të Kupës së Botës 2018.

Ish-tekniku i kombëtares sonë shtoi se nuk mundi të gjente motivim dhe shkak për të vazhduar të drejtojnë kombëtaren kuqezi pasi e kishte drejtuar për një kohë të gjatë, plot 5 vite e gjysmë.

“U largova nga Shqipëria sepse kisha qenë aty për pesë vite e gjysmë. Ishim në vendin e tretë në grup gjatë ndeshje eliminatore të Botërorit 2018 , pasi ishim në një grup me Spanjën dhe Italinë. I thashë presidentit Duka se unë do të largohem për t’i lënë hapësirë zëvendësuesit tim që të punojë në disa ndeshje me djemtë, para Ligës së Kombeve. Nuk kisha motivim, më duhej një rifillim”, tha De Biazi për “Klan Kosovën”

-----