
Një ofertë prej 18 milion eurosh ka ardhur për Milot Rashicën nga skuadra e Benfikës.
Sipas asaj që shkruan “Bild” kjo ofertë nuk është pranuar nga klubi gjerman, të cilët e kanë refuzuar një ofertë të tillë.
Rashica ishte një nga lojëtarët më të spikatur tek Werderi ku ka shënuar 12 gola dhe 6 asistime. Ai është edhe një nga titullarët e pa diskutueshëm të kombëtares së Kosovës.
The post Werderi refuzon ofertën për Rashicën appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.