Ballina Sport Wenger i kundërpërgjigjet ashpër Mourinhos: Më duket si kalamajtë në kopësht…

Wenger i kundërpërgjigjet ashpër Mourinhos: Më duket si kalamajtë në kopësht…

12
SHPËRNDAJE

Arsene Wenger u është përgjigjur komenteve të Jose Mourinhos në lidhje me autobiografinë e tij, duke deklaruar se qëndrimi i portugezit është një nga provokimet e përhershëm. Kjo e bën sh-trajnerit e Arsenalit të ndihet sikur ka të bëjë me një fëmijë kopsht, veçanërisht të padisiplinuar. Pasi u tërhoq nga “Emirates Stadium” në vitin 2018, ku kaloi 22 vite si trajner, francezi 70-vjeçar botoi ​​autobiografinë e tij “Jeta ime Kuq e Bardhë”, në fillim të këtij muaji, duke detajuar eksperiencën e gjatë në klubin londinez, ndër të tjera.

Megjithatë, ndërsa libri prekte rivalitetin e famshëm të Wenger me Sir Alex Ferguson, si dhe miqësinë e tyre pas “pensionimit”, Mourinho anashkalohet. I pyetur më herët, gjatë javës, për mungesën e tij në faqet e këtij libri, Mourinho bëri ironi të fortë me francezin: “Ju nuk mund t’i kushtoni një kapitull dikujt, me të cilin keni humbur rreth 12 apo 14 ndeshje, nuk keni fituar kurrë një ndeshje të vetme, kështu që pse duhet të flasë ai për mua në librin e vet… Një libër është një gjë për të të bërë të lumtur, për të të bërë krenar, në mënyrë që të kuptosh në mënyrë të përsosur situatën”.

Sidoqoftë, Wenger ka mbetur i befasuar nga komentet e trajnerit të Tottenham, duke u kundërpërgjigjur: “Nuk më shqetëson, ishte një provokim i tij, nga të përhershmit. Ndihem sikur jam në kopsht me të. Por, kjo është pjesë e personalitetit të tij. Është gabim, sepse e mundëm atë dy herë. Ne fituam dy herë dhe, gjithashtu, pati shumë barazime. Dhe nuk je “ti” që fiton, ti vetëm merr pjesë në fitore. Jemi “ne” që fitojmë. Trajneri është atje për të marrë maksimumin nga një ekip”.

-----