Ballina Lajme nacionale VV e uron LDK-në për 30 vjetorin e themelimit, reagon ashpër anëtari...

VV e uron LDK-në për 30 vjetorin e themelimit, reagon ashpër anëtari i saj

7
SHPËRNDAJE

Vetëvendosje e ka uruar LDK-në me rastin e 30 vjetorit të themelimit.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh i dyshuar edhe për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2016-të, Atdhe Arifi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ta larojë nga faqja e kësaj partie, shkrimin me urimin për 30-të vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Arifi, ka thënë se ai është status denigrues e antikombëtar në faqen e VV-së.

“Hiqne statusin nga fb-u aman mos na detyroni ta ndryshojme programin politik e statusin e LVVse. “Rezistenca (levizja) paqesore ne Kosove, si e tille argumentuar edhe nga prof. Hoti vec rezitence nuk ishte. Nuk ia doli ta ndal gjenocidin e spastrimin etnik, nderkohe UCKne qe perpiqej me djerse e gjak per keto gjera e pati shpallur terroriste”, ka shkruar Arifi ndër të tjera.

Ai tutje ka thënë se Ibrahim Rugova luste që t’i ndalen bombardimet e NATO-së se i ‘rrezikohej familja ndërsa ka përmendur që Rugova nuk e ka vizituar kurrë familjen Jashari siq vizitoi Millosheviqin.

“Dr. Rugova luste qe ti ndalen bombardimet e NATOs se i “rrezikohej familja”. Dr. Rugova e vizitoi kasapin e Ballkanit por kurr familjen Jashari…* Statusi eshte degradim i kesaj faqeje ** marre duhet me iu ardh”, ka përfunduar Arifi.