Ballina Lajme nacionale VV e PSD nuk kanë pranuar ende ftesat nga Presidenti

VV e PSD nuk kanë pranuar ende ftesat nga Presidenti

13
SHPËRNDAJE

Presidenti ende nuk u ka dërguar ftesa VV-së e PSD-së.

Presidenti Hashim Thaçi nuk i ka takuar ende drejtuesit e partive kryesore parlamentare në vend pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai dje ka takuar “të vegjlit” e politikës, me ç’rast ka përmendur edhe mundësinë e krijimit të një strukture të re qeverisëse, ndonëse kërkesat e partive janë që të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ftesë nga presidenti për konsultime nuk kanë marrë nga Partia Socialdemokrate. Zëdhënësja e këtij subjekti politik, Natyra Kuçi e ka konfirmuar këtë për “Zërin” teksa ka thënë se takimet dhe data e zgjedhjeve duhet të caktohen sa më parë.

“Nuk kemi marrë ftesë nga presidenti. Jemi në pritje të saj. Çfarë mund të them është që ai duhet t’i fillojë sa më parë takimet dhe data e zgjedhjeve të caktohet sa më parë”, është shprehur zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi.

Edhe përfaqësues të LVV-së kanë thënë se nuk do të pranojnë të marrin pjesë në asnjë takim në të cilin nuk diskutohet për zgjedhje.

-----