Ballina Lajme nacionale VV e LDK pajtohen për 12 ministri, këtë ditë nënshkruhet marrëveshja për...

VV e LDK pajtohen për 12 ministri, këtë ditë nënshkruhet marrëveshja për koalicin qeverisës

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kurti e Mustafa pajtohen për 12 ministri.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë pajtuar për bashkëqeverisje.

Kanë thënë se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja.

“Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

---- ----
----
----- ----
-----