Ballina Lajme nacionale Vuçiq vajton taksën, thotë se ka vështirësuar gjithçka

Vuçiq vajton taksën, thotë se ka vështirësuar gjithçka

16
SHPËRNDAJE

Aleksander Vuçiq flet për situatën në Veri, thotë se taksa ka vështirësuar gjithçka.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot për situatën e krijuar në veri të Kosovës dhe pretendimeve të tij se në atë pjesë ka krizë ‘humanitare’.

Ai ka thënë se e gjithë gjendja është vështirësuar prej momentit kur Kosova ka vendosur taksë ndaj produkteve me origjinë serbe.

“Situata po bëhet edhe më e vështirë e më komplekse. Vështirësitë e furnizimit kanë filluar menjëherë pasi u vendos taksa për mallrat serbe”, ka thënë Vuçiq, shkruan telegraf, transmeton Gazeta Express.

Ai ndër të tjera ka thënë se Serbia kishte gjetur një mënyrë për të furnizuar banorët e asaj pjese, por thotë se Kosova ka konfiskuar rreth 16 kamionë me mallra dhe kishte arrestuar të gjithë shoferët.

“Një e shtënë është dëgjuar më 11 korrik në Leposaviq, dhe shtrohet pyetja se cili është qëllimi përfundimtar i Prishtinës, pasi edhe disa nga perëndimorët e mbështesin”, ka shtuar tutje kreu i shtetit serb.

Vuçiq thotë se me veprimet e fundit, Kosova dëshiron që t’u thotë serbëve që të harrojnë Serbinë, sepse do t’iu japë të njëjtat gjera.

“Prishtina dëshiron t’u thotë serbëve që duhet ta harrojnë Serbinë, sepse ata do të sigurojnë çdo gjë për ta, por jo nga Serbia. Ata provuan dje, duke sjellë disa kamion, pa asnjë rregull për t’u shitur produkte serbëve. Dhe unë mund të them se jam krenar që populli serb tregoi unitet, sepse të gjitha dyqanet e tyre ishin mbyllur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se populli serb meriton respekt dhe unitet, sepse askush nuk ka blerë asgjë nga kamionët e Kosovës.

-----