Ballina Lajme nacionale Vuçiq thumbon Thaçin në Nju Jork: Unë flas nesër në OKB, kur...

Vuçiq thumbon Thaçin në Nju Jork: Unë flas nesër në OKB, kur do ta bësh ti?

74
SHPËRNDAJE

Thaçi e Vuçiq po qëndrojnë këto ditë në Nju Jork.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dje gjatë ditës e ka gjuajtur me fjalë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, duke thënë se do të kishte dëshirë që ta takonte por që ai po ‘shëtitët korridoreve të Neë York-ut”, shkruan Express.

Pas kësaj deklarate nuk ka munguar as kundërpërgjigja e Hashim Thaçit, i cili e cilësojë një gjë të tillë si qesharake, duke i thënë Vuçiqit që nëse ka hyrë nga tavani në selinë e OKB’së, atëherë përfaqësuesit e Kosovës kanë hyrë nga dera.

“Mua më vjen mirë që Vuçiç ka hyrë në dyert e OKB-së përmes njerëzve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër dëshiroj të theksoj se këto që thotë Vuçiç janë qesharake. Nëse ai ka hyrë nga tavani në selinë e OKB-së, ne kemi hyrë nga dera”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë ndaj këtyre deklaratave të Thaçit nuk ka mundur të qëndroj pa reaguar Vuçiq.

Vuçiq thotë se do të flas nesër në sallën e Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara pavarësisht asaj nëse ka hyrë nga tavani apo nga dera, shkruan B92.

Ndërkohë ka pyetur presidentin e Republikës së Kosovës se kur do të flasë në atë sallë.

“Ndoshta unë kam hyrë nga tavani. Unë nuk e di nga ka hyrë ai, por unë do të flas nesër në sallën e madhe të Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara, dhe meqë thua ti, Hashim, kur do të flisni ju? Asnjëherë. Serbia është në Kombet e Bashkuara, dhe ju nuk jeni. Dhe është mirë që ta dini këtë, të mendoni rreth asaj se çfarë dëshironi në të ardhmen, nëse dëshironi kompromis apo të vazhdoni të jeni ndryshe”, ka thënë Vuçiq.