Ballina Lajme nacionale Vuçiq reagon pas deklaratës së Edita Tahirit: Pse të gjithë po heshtin...

Vuçiq reagon pas deklaratës së Edita Tahirit: Pse të gjithë po heshtin kur ajo po kërkon luftë

62
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Serisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas deklaratës së Edita Tahirit.

Ish-kryetarja e ekipit negociator të Prishtinës, Edita Tahiri, ka deklaruar se ‘nëse Serbia nuk e njeh Kosovën Brenda kufijve ekzistues mund të ketë luftë’. Pas kësaj deklarate, ka pasur shumë reagime nga zyrtarët serbë, e i fundit vjen nga Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq ka kritikuar ndërkombëtarët që nuk kanë reaguar ndaj kësaj ‘thirrje’ të Edita Tahirit.

“E gjithë kjo lejohet nga diplomatët perëndimorë dhe nga shqiptarët, derisa ne nuk guxojmë të flasim, nuk guxojmë të kemi mendime të ndryshme. Kur Edita Tahiri thërret për luftë, asnjë ambasadë s’e thotë një fjalë. Ajo tha se ‘do të ketë luftë’ dhe kjo nuk është vetëm një thirrje”, ka thënë Vuçiq, shkruan b92

“Ata m’u hodhën si të çmendur kur fola për Reçakun dhe donin të më detyronin ta ndryshoj historinë sepse ata nuk duan ta pranojnë dikë me mendime ndryshe. Në të njëjtën kohë, heshtin të gjitha Ambasadat për këtë”, ka thënë Vuçiq.

“Ne do të luftojmë për paqe dhe t’i lusim ata që mendojnë se po luftojnë me dikë, të mos e bëjnë këtë. Jo sepse ne jemi tmerrësisht të frikësuar por sepse kjo do të ishte tmerrësisht e keqe për çdokënd. Kjo është përgjigja ime e vetme”, ka thënë Vuçiq.

---- ----
-----