Ballina Lajme nacionale Vuçiq e pranon: Për Amerikën, Kosova është shtet i pavarur

Vuçiq e pranon: Për Amerikën, Kosova është shtet i pavarur

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vuçiq thotë se për Amerikën, Kosova është shtet i pavarur.

Serbia nuk do ta ketë lehtë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, meqë SHBA-të interesohen vetëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë, u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa ka shtuar se pret edhe nga BE të prezantojë qëndrimin e saj. Kështu tha ai para gazetarëve me rastin e inaugurimit të Pallatit të rinovuar të Drejtësisë, transmeton Koha net.

I pyetur nga gazetarët të komentojë deklaratën e Philip Reeker se normalizimi çon drejt njohjes së ndërsjellë të Serbisë e Kosovës, dhe nëse qytetarët janë të informuar për presionet që vijnë nga Perëndimi, Vuçiq tha se përpiqet çdo ditë të flasë atë që është e vërtetë dhe kjo është se për SHBA-të Kosova është shtet i pavarur.

“Vetëm kjo i intereson, të gjitha të tjerat janë çikërrima, ky është thelbi… Cilado administratë të jetë në SHBA, do të presë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

“Por, pres nga BE-ja të thotë qëndrimin e saj, meqë nuk na e kanë thënë në fillim se njohja e Kosovës është fundi i procesit, por kanë thënë se nënshkrimi i dokumentit detyrues, që do të krijonte kushte për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ose Serbisë e Kosovës, por askund nuk është përmendur në mënyrë eksplicite njohja e Kosovës. Të presim çfarë do të thonë”, ka thënë presidenti serb, transmeton Koha.

---- ----
----
-----
-----