Ballina Lajme nacionale Vuçiç vazhdon me provokimet: Nuk e ndërpresin fushatën e tërheqjes së njohjes...

Vuçiç vazhdon me provokimet: Nuk e ndërpresin fushatën e tërheqjes së njohjes së Kosovës

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia do të vazhdojë fushatën e saj të çnjohjeve të Kosovës, edhe pse kryeministri kosovar Albin Kurti vendosi që të heqë taksën (me kushte)ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Për “Foreign Policy”, ai foli për dialogun vështirë mes palëve.

“Shpresojmë që ata do ta heqin taksë,dhe kjo do të ndodhë shkaku i presionit amerikan mbi ta. Në të kundërtën, ata nuk do t’i heqin kurrë ato. Mezi po e pres krijimin e lidhjeve më të mira ekonomike e atëherë do të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se nevojiten më shumë bisedime.”, tha Vuçiç duke shtuar “Nuk mund të shpërblehesh, shkaku që ke vënë tarifa mbi Serbinë. Duhet të kthehemi tek të njëjtat pozicione që i kemi pasur, para se ata t’i vinin ato tarifa. E kuptoj domosdoshmërinë për dialog të njëmendtë dhe e kuptoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit, gjë të cilën nuk e kam të lehtë ta them, pasi që nëse pyesni shumicën e serbëve, ata do ta preferonin një ‘konflikt të ngrirë’ karshi një zgjidhjeje të vetme. E unë nuk i përkas asaj shumice”.

Kreu i shtetit serb shton se dialogu duhet të vazhdojë.

“Sërish, nuk e di se si mund të duket ajo, por duhet të bëhet në një mënyrë që do të ishte disfatë për të dyja palët, në mënyrë që të jetë fitore e vogël për të dyja palët”.

---- ----
----
-----
-----