Ballina Lajme nacionale Vuçiç: Taksa ndaj Serbisë jo nga Haradinaj, është një shtet i fuqishëm...

Vuçiç: Taksa ndaj Serbisë jo nga Haradinaj, është një shtet i fuqishëm europian

48
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç deklaroi pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë në Mynih se nga takimet që ka pasur në Gjermani, ka kuptuar se Ramush Haradinaj nuk e vendosi vetë taksën, por dikush nga ndërkombëtarët ishte i përfshirë dhe qëndron pas tij, thotë Gazeta Express.

Në një intervistë për “Tv Happy”, Vuçiç ka aluduar për një shtet të fuqishëm europian që sipas tij ka vendosur taksën me synimin ta largojë Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshje finale kompromisi ishte gati. Siç ka shpjeguar ai si pjesë e kompromisit planifikohej që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë nuk është bërë e mundur pas vendosjes së taksës.

“Amerikanët e kanë kundërshtuar fort sesa europianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive europiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër.

Pra për të hedhur poshtë një plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiç. Ai shtoi se fillimisht nuk e kishte kuptuar një gjë të tillë, por tashmë mendon se e di ç’ka ndodhur. “E kam kuptuar më vonë. Tashmë di gjithçka. Kush ua ka kërkuar, kush u ka thënë. Sigurisht, një fuqi e rëndësishme nga jashtë”, është shprehur ai, pa përmendur emra, ndërsa shtoi se pas humbjes së një mundësie të tillë nuk do të marrë përgjegjësitë në rast se ndodh ndonjë “katastrofë” në të ardhmen.

---- ----
----
-----
-----