Ballina Lajme nacionale Vuçiç: Po na shantazojnë me ‘Shqipërinë e Madhe’, për të njohur Kosovën

Vuçiç: Po na shantazojnë me ‘Shqipërinë e Madhe’, për të njohur Kosovën

108
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Vuçiç: Po na shantazojnë me ‘Shqipërinë e Madhe’, për të njohur Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke folur për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, tha se ato parti që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë do t’i fitojnë zgjedhjet. Dhe sipas Vuçiç, pasi t’i fitojnë zgjedhjet, ndërkombëtarët do i ushtrojnë Serbisë presion për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur me idenë që të shmanget “Shqipëria e madhe”.

“Një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, një verë e vështirë dhe një vjeshtë e vështirë e pret Serbinë në çdo kuptim. Forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë me siguri do të fitojnë në këto zgjedhje. Kjo është ajo që tha Ramush Haradinaj, ai është një njeri i rrezikshëm që pret që Albin Kurti të ketë nevojë për një parti shqiptare për një koalicion dhe po bën presion që të jetë atje dhe më vonë të zgjidhet president i Kosovës. Atëherë ata do të kishin atë koalicion për Shqipërinë e Madhe, ” tha Vuçiç për TV Prva.

Ai shtoi se pas kësaj, të huajt do t’i paraqisnin Serbisë idenë e parandalimit të formimit të një Shqipërie të Madhe duke njohur pavarësinë e Kosovës si një zgjidhje kompromisi.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përpiqesh të ruash forcën e Listës Serbe, por gjithashtu të përgatitesh për presione të rënda,” tha Vuçiç.

Vuçiç: Po na shantazojnë me ‘Shqipërinë e Madhe’, për të njohur Kosovën
Elda Capani

---- ----
----
----- ----
-----