Ballina Lajme Bota/Rajoni Vuçiç përplaset me pro-serbin fitues të Malit të Zi

Vuçiç përplaset me pro-serbin fitues të Malit të Zi

96
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Serbia dhe Mali i Zi është pritur që do të ndërtojnë marrëdhënie të mira pas rezultatit të zgjedhjeve në Podgoricë. Por, një intervistë për një televizion në Sarajevë e atij që shihet si kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, ku ai ka akuzuar presidentin serb, Alleksandar Vuçiç, se ka biznese dhe është i afërt me presidentin, Milo Gjukanovic ka shqetësuar Serbinë zyrtare. Presidenti Vuçiç, gjatë një ceremonie të kadetëve të ri policorë i ka cuar një porosi.

Jam i sigurt që ai ose do të thotë se ka gënjyer ose do të sjellë dëshmi. E di që fakte nuk mund të sjellë pasi unë nuk jam biznismen”, thotë ai.

Serbia ende nuk ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk ka cuar urime. Beogradi dhe Podgorica kanë pasur marrëdhënie gati armiqësore politike, pavarësisht se quhen vëllezër. Vuçiç tha se shpreson për marrëdhënie të mira.

Të bëjnë çtë duan, ne do të rrimë të qetë dhe të presim. Gjithmonë do ti presim vëllezërit tanë për bashkëpunim të mirë”, shtoi ai.

Deklaratat e Krivokapic kanë shqetësuar edhe një pjesë të shtypit serb, të cilët e kanë quajtur qeverisjen e re në Mal të Zi më të keqe se e vjetra.

---- ----
----
----- ----
-----