Ballina Lajme nacionale Vuçiç i përgjigjet Albin Kurtit për “marrëveshjen sekrete mes dy presidentëve”

Vuçiç i përgjigjet Albin Kurtit për “marrëveshjen sekrete mes dy presidentëve”

63
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk ekziston një marrëveshje sekrete mes tij dhe homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi.

Ky reagim i Vuçiç vjen pas pretendimeve të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, që tha se ekziston një marrëveshje sekrete mes dy presidentëve.

----

Vuçiç ka thënë se me presidentin kosovar ka kohë që s’ka pasur diskutime serioze.

Sipas tij deklarimet e Kurtit janë “teori absurde konspirative” dhe e sheh si pjesë të luftës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje me presidentin Thaçi, shkruan Klan Kosova.

Kreu i Shtetit, i Serbisë ka thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë bisedimesh me Kosovën dhe se shpreson që në Prishtinë të jetë dikush me të cilin do të mund të dialogohet.

----- ----