Ballina Lajme nacionale Vuçiç e tepron: Hiqni taksën që të nisim dialogun, por si shtet...

Vuçiç e tepron: Hiqni taksën që të nisim dialogun, por si shtet nuk do t’ju njohim

90
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili po qëndron në Washington ka paralajmëruar vazhdimin e fushatës për çnjohjen e Kosovës. Vuçiç u tha gazetarëve se Beogradi do të kërkojë çnjohjen e Kosovës, derisa njohja nga Serbia për Kosovën nuk do të ndodhi.

“Mos e kërkoni njohjen sepse ne nuk do ta bëjmë këtë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai thotë se është i gatshëm të rinis dialogun në momentin që do të hiqet tarifa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

“Kur shqiptarët të heqin taksën ne do të ulemi dhe të diskutojmë por jo për statusin”, thotë ai.

Komentet vijnë disa ditë pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi që Serbia të ndalojë këtë fushatë. Kjo ndodhi në ditën kur Kurti njoftoi se ka hequr taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Sipas Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, 16 vende deri më tani kanë tërhequr njohjen për Kosovën.

---- ----
----
-----
-----