Ballina Shëndetësi Vuan nga mëlçia, ja këshillat për pacientët dhe rreziku nga Covid 19

Vuan nga mëlçia, ja këshillat për pacientët dhe rreziku nga Covid 19

123
SHPËRNDAJE

Pavarësisht nivelit të lartë të infeksionit të njerëzve në mbarë globin, virusi COVID-19 rrethohet nga shumë paqartësi dhe pikëpyetje. Ajo që dihet deri më tani është se njerëzit që vuajnë nga disa sëmundje kronike, si ajo e zemrës, veshkave, mushkërisë, diabeti janë më të predispozuar të infektohen. Ekspertët kanë paqartësi mbi ndikimin e COVID-19 në organet e tjera siç është mëlçia

A rrezikohen njerëzit që vuajnë nga problemet me mëlçinë?

COVID-19 është një virus i ri dhe i panjohur për imunitetin e njeriut, që do të thotë se asnjë njeri nuk është imun prej tij. Ajo që dihet deri më tani është se: në shumicën e rasteve ky virus ka prekur të rriturit dhe rastet kanë qenë të një intensiteti mesatar.

Ekspertët kanë identifikuar shumë raste të njerëzve mbi 80 vjeç që kanë bërë transplant të mëlçisë, dhe pavarësisht infeksionit me COVID-19, janë rikuperuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njerëzit me imunitet të dobët për shkak të medikamenteve, moshës apo sëmundjeve, kanë një rrezik të shtuar jo vetëm ndaj infeksioneve por edhe përkeqësimit të simptomave.

Rastet më të mëdha të infeksionit janë vërejtur tek njerëzit me sëmundje si diabeti, sëmundjet e zemrës, veshkave, anemia dhe obeziteti.

Çfarë duhet të bëjnë pacientët që kanë kryer transplant të mëlçisë?

Njerëzit që kanë kryer transplant dhe marrin medikamente imunosupresive besohet të jenë tepër të rrezikuar nga një infeksion i rëndë nga COVID-19. Aktualisht, ata duhet të ndjekin me rigorozitet këshillat e mjekëve dhe të distancohen dhe të vetë-izolohen plotësisht. Ata nuk duhet të bëjnë ndryshime në marrjen e ilaçeve të përhershme pa këshillën e mjekut. Për më tepër, njerëzit që vuajnë nga problemet me mëlçinë dhe jo vetëm, duhet të ushqehen shëndetshëm me fruta dhe perime, të flenë mirë dhe të kryejnë aktivitet fizik që t’i vijnë në ndihmë sistemit imunitar. /AgroWeb

-----