Një ngjarje e rëndë ka tronditur Novi Pazarin mbrëmjen e sotme. Persona të panjohur kanë vrarë pronarin e agjensionit turistik “Selo Tours”, dhe kanë plagosur një tjetër.
Mediat atje kanë bërë të ditur se S.J nga Kosova është vrarë, ndërsa baxhanaku i tij ka mbetur i plagosur.
Pas të shtënave, i dyshuari për vrasje është arratisur, ndërsa Policia është në kërkim të tij dhe po heton ngjarjen, raporton Kurir.
The post Vritet pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” appeared first on RTV21.