Ballina Lajme Bota/Rajoni Vret të dashurën e diplomuar për mjekësi, sepse ajo nuk kënaqej në...

Vret të dashurën e diplomuar për mjekësi, sepse ajo nuk kënaqej në shtrat (FOTO)

80
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një specialist IT është burgosur për nëntë vjet pasi vrau të dashurën e tij, një blogere bukurie e diplomuar për mjekësi dhe part-time punonjëse seksi në Rusi. 33 vjeçari Maxim Gareyev i diplomuar në Britani pranoi vrasjen me thikë të 24-vjeçares Ekaterina Semochkina në Moskë.

Gareyev u tha hetuesve se sulmoi Semochkina pasi ajo ofendoi pasurinë e tij, karakterin dhe aftësitë në seks, pasi çifti ishin takuar për një sesion seksi me pagesë.

Trupi i Semochkina u zbulua i zhveshur në një valixhe në apartamentin e saj, me fytin e prerë. Nëna e viktimës Dr Olga Semochkina, tha në gjykatën e Moskës se kishte shkuar për të kontrolluar, kur e bija nuk përgjigjej në telefon.

“E gjeta vajzwn time të mbyllur në një valixhe. Valixhja e madhe e kuqe ishte në mes të dhomës… dhe nisa të ulëras”, tha ajo.

Edhe babai i Ekaterinas, Dr Stanislav Semochkin, mjek urolog, nxitoi për ta shpëtuar, por shpejt kuptuan se kishte vdekur. Gareyev tha se e vrau atë sepse tallej. Ekaterina sapo ishte diplomuar në mjekësi dhe ishte komentuese bukurie në Instagram ku kishte 85.000 ndjekës.

Ajo punonte gjithashtu si prostitutë me rreth 150 paund ora për të plotësuar të ardhurat. Gareyev tha se ajo tallej me të sepse nuk ishte aq i pasur sa meshkuj të tjerë, me të cilët ajo shkonte, dhe se nuk e kënaqte në krevat.

Ai tha në komisionin rus të hetimit se pasi bënim seks ajo tallej me mua. Humba kontrollin, mora thikën në kuzhinë dhe e godita”. Prindërit e viktimës që morën pjesë në dënimin e Gareyev, mohonin se ajo punonte si prostitutë.

---- ----
----
----- ----
-----