Ballina Lajme nacionale Vrau vjehrrën me thikë, arrestohet nusja në Dibër

Vrau vjehrrën me thikë, arrestohet nusja në Dibër

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Krim në familje. Një 44-vjeçare nga fshati Burrim në Dibër është arrestuar pasi vrau vjehrrën duke e goditur disa herë me thikë. Autorja është me inicialet M. M.

Mbrëmjen e djeshme pas një debati në familje, nusja dyshohet se goditi vjehrrën N. M., 74 vjeçe me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën që dyshohet  se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”./ Abcnews.al

The post Vrau vjehrrën me thikë, arrestohet nusja në Dibër appeared first on Abc News.

---- ----
-----