Ballina Lajme nacionale Vrau vëllain për 8 mijë euro, arrestohet autori që dogji dhe trupin...

Vrau vëllain për 8 mijë euro, arrestohet autori që dogji dhe trupin e viktimës

139
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin kryesor të rastit të vrasjes në komunën e Rahovecit, ku një person u gjet i djegur dhe i vrarë. Ditën e djeshme, Policia ka arrestuar vëllain e tij, ndërsa në shtëpi i kanë gjetur 8 mijë euro dhe 35 mijë franga.

Dyshohet se konflikti me dy vëllezërve ka nisur për paratë, dhe pas një konflikti, një prej tyre ka vrarë tjetrin dhe më pas e ka djegur duke e bërë që të ngjajë me një vetëvrasje. Gjithashtu vëllait në shtëpi i janë gjetur edhe dy pistoleta dhe më fishekë.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Lidhur me rastin me datën 09.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me datën 11.02.2020 për motive të panjohura kishte vrarë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, të ia ketë marr një sasi të konsiderueshme të parave dhe më pas dyshohet se ka djegë trupin e tij. Viktima nga familjarët e tij me datën 27.02.2020 është raportuar si person i zhdukur. Nga i dyshuari si prova materiale janë sekuestruar dy pistoleta të ndryshme me shtatë fishek, para të gatshme 8.000 (tetëmijë) euro dhe 35.000 (tridhjetë e pesëmijë) franga Zvicerane. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-----