Ballina Lajme Bota/Rajoni Vrau dy kushërirat që putheshin me një burrë, dëshmon autori: Eshtë krim...

Vrau dy kushërirat që putheshin me një burrë, dëshmon autori: Eshtë krim nderi! (DETAJE)

116
SHPËRNDAJE

Një person është arrestuar si i dyshuari kryesor i vrasjes së dy vajzave të reja në Pakistan, pasi në internet u bë publike një video, ku ato putheshin nga një burrë.

Autori i dyshuar është Muhammad Aslam, i cili është gjithashtu kushëriri i dy viktimave, 18 dhe 16-vjeçare. Në polici po qëndron edhe zotëruesi i telefonit ku ishte filmuar videoja dhe të afërmit e viktimave.

Dy vajzat u vranë në një fshat javën e kaluar. Këto zona janë konservative sipas mediave dhe zakonet janë më të forta se ligji. Ato u vranë sepse shfaqeshin në një video ku putheshin nga një 28-vjeçar me emrin Umer Ayaz, i cili është arrestuar gjithashtu.

Në pamje, mediat shkruajnë se shfaqet edhe një femër tjetër, e cila dyshohet se është bashkëshortja e 28-vjeçarit. Videoja 52 sekonda mendohet se është regjistruar vitin e kaluar, por është bërë virale disa javë më parë.

Personi që ka regjistruar videon është arrestuar gjithashtu. Ai dyshohet se e ka shpërndarë videon në rrjetet sociale. Në pranga kanë rënë babai i njërës prej viktimave dhe vëllai i një tjetre, pasi nuk raportuan vrasjet dhe fshehën provat.

Këto konsiderohen si “vrasje nderi” për pakistanezët, për shkak të thyerjes së rregullave sociale që bëjnë individë të caktuar. Zakonisht këto vrasje i kryejnë anëtarë të familjes kur shohin që të afërmit veprojnë në mënyrë çnderuese.

Zakonisht sipas BBC këto vrasje kryhen në Pakistan për shkak se femrat refuzojnë të martohen, janë viktima të përdhunimit dhe kanë pasur marrëdhënie seksuale jashtë martesës.

Por këto vrasje janë kryer edhe për arsye më banale, siç janë mënyra e veshjes apo fakti se vajzat shihen si rebele. Grupet e të drejtave të njeriut janë shprehur se dhuna ndaj femrave mbetet një problem shumë i rëndë në Pakistan.