Ballina Lajme nacionale Vrau bashkëshorten, gjendet i vdekur 29-vjeçari nga Fieri

Vrau bashkëshorten, gjendet i vdekur 29-vjeçari nga Fieri

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Është gjetur i vdekur në Fier, Demokrat Medinaj, 29-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme masakroi me thikë gruan e tij duke i marrë jetën. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i riu ka varur veten, pas krimit të rënë.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë pasi gjetën një kufomë në fushën ku hidhen plehrat e qytetit, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”. Medinaj ishte në kërkim nga policia, pasi vrau gruan në banesë u largua menjëherë.

Lexo edhe: U godit 31 herë me thikë nga bashkëshorti, familjarët: 28 vjeçarja ishte shtatzënë

29-vjeçari vrau në mënyrë makabre gruan duke e goditur 31 herë me thikë në çdo pjesë të trupit. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve dhe gjithçka ka ndodhur para syve të tyre.

Po ashtu e reja ishte shtatzënë në pritje për tu bërë nënë për herë të tretë. Ende nuk dihet motivi që e shtyu të riun të vriste gruan, ndërsa të afërmit kanë thënë se çifti shkonte mirë dhe se nuk kishin probleme.

Ata jetonin në banesën e tyre në lagjen Sheq i Madh në Fier së bashku me prindërit e 29-vjeçarit, ndërsa kishin gjendje të mirë ekonomike.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditen e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al

The post Vrau bashkëshorten, gjendet i vdekur 29-vjeçari nga Fieri appeared first on Abc News.

---- ----
-----