Ballina Lajme Bota/Rajoni Vrasja e njeriut me ngjyrë, Gjykata vendos shumën e majme për…(FOTO)

Vrasja e njeriut me ngjyrë, Gjykata vendos shumën e majme për…(FOTO)

57
SHPËRNDAJE

Një gjykatës amerikan ka vendosur shumën prej 1.25 milion dollarësh për lirim me kusht të oficerit policor Derek Chauvin, i cili doli në gjyq për herë të parë të hënën me akuzën e vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd.

Pas seancës së shkurtër dëgjimore përmes video-lidhjes nga paraburgimi ku ndodhet ish-oficeri i policisë, gjykatësja Jeannice Reding nga qarku Hennepin County Minneapolis ka planifikuar për 29 qershor seancën tjetër për të adresuar bazën e çështjes.

Derek Chauvin akuzohet se ka vrarë George Floyd, dy javë më parë pasi e shtypi me gju në qafë për gati 9 minuta.

Drama, e cila u regjistrua në një telefon celular nga një kalimtar dhe pamjet u përhapën shpejt në internet, ndezi një valë protestash në Shtetet e Bashkuara dhe u përhap në të gjithë botën.

Gjykatësja së pari caktoi shumën prej 1 milion dollarësh dhe më pas e ngriti edhe me 250.000 dollarë.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Minesota, Mathew Frank tha se rëndësia e akuzës dhe forca e zemërimit të publikut kundër Chauvin mund ta detyronin me lehtësi të arrestuarin të ikte nëse lejohej të gjykohej në përgjithësi. Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.

-----