Ballina Lajme nacionale Vrasja e Behar Sofisë, katër të arrestuarit dalin para gjykatës

Vrasja e Behar Sofisë, katër të arrestuarit dalin para gjykatës

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kanë dalë sot para gjykatës katër të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në qendër të Tiranës pak javë më parë.

Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç pritet sot të njihen me masat e sigurisë.

Ernejt Shyti është personi që shkrepi armën dhe la të vdekur biznesmenin. Ai ka pranuar krimin, ndërsa më 13 mars ai u dërgua sërish në vendngjarje, pasi deklaroi se armën e kishte hedhur në lumin Lana. Polumbarët e Rene-S nisën kërkimet, por pa rezultat.

Ndërkohë Shyti në bashkëpunim me tre personat e therë të arrestuar, kanë organizuar vrasjen e Sofisë duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.  Ernejt Shyti, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes u largua në drejtim të Malit të Zi.

Shyti ka pranuar krimin ndërsa që ka thënë se organizator i këtij krimi ishte i arrestuari Skënder Vath, nga i cili do të merrte edhe një shumë parash për vrasjen e biznesmenit Sofia.

Nga ana tjetër pavarësisht provave të mbledhura tre të arrestuarit e tjerë nuk e kanë pranuar përfshirjen në këtë krim. Në rrëfimin e 24-vjeçarit që ekzekutoi Behar Sofinë, thuhet se Skënder Vathi ika dhënë atij edhe një foto të ‘objektit’, pra të biznesmenit Behar Sofia, të cilin duhet të eliminonte.

Policia mësohet se ka disa persona nën hetim si të dyshuar si porositësit e ngjarjes por edhe nuk është arritur që të dokumentohet për shkak të mungesës së provave. g.v/abcnews.al

 

The post Vrasja e Behar Sofisë, katër të arrestuarit dalin para gjykatës appeared first on Abc News.

---- ----
-----